Faustbatal dhe S4MM vijnë me këngën e re “Enemies”(Video)

Hip hop ylli shqiptar, S4MM, ka publikuar projektin e ri muzikor.

Marketing

“Enemies” titullohet kënga e re e tij në bashkëpunim me reperin e njohur zviveran, Faustbatal.

Ky projekt është i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa është publikuar në kanalin e “CMFG Music”.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, kurse për videon është përkujdesur Alban Selimaj.

Ndryshe, S4MM këtë vit publikoi albumin e ri “Java e Legjendës”, në të cilin përfshihen gjithsej shtatë këngë.

Projektet u pritën mjaft mirë nga publiku, teksa numërojnë miliona klikimesh në platformat e ndryshme muzikore.

https://www.instagram.com/samirs4m/?utm_source=ig_embed

Marketing