Faza e fundit e BREX-it, nisin bisedimet BE-Britani

Delegacionet e Britanisë së madhe dhe BE për BREXIT kanë nisur këtë të hënë bisedimet kyce që do të vulosin përfundimisht fatin e divorcit.
Çështja e kontrolleve doganore në kufirin irlandez, pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, është problemi kryesor i bllokadës së procesit të BREXIT.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me homologun e tij britanik, ka deklaruar se BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje do të jetë e mundur. Macron i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, se bisedimet tani duhet të jenë më intensive, për të parë nëse një marrëveshje e mundshme mund të “respektojë” parimet unionit.
Por, kryeministri britanik vazhdon të mos lëkundet në qëndrimet e tij, se një dalje e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndodhë më 31 tetor, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja.
Sidoqoftë, një ligj britanik e detyron, që ai të kërkojë një shtyrje të afatit, nëse nuk ka pajtim për një kompromis deri më 19 tetor. Gjatë bisedës telefonike me presidentin Macron, kreu i qeverisë britanike, ka kërkuar nga BE-ja që të bëjë marreveshje ashtu sikurse ka bërë Londra zyrtare.
Një dalje e Britanisë së Madhe nga blloku, pa një marrëveshje, rrezikon të trazojë tregjet financiare.

Marketing
Marketing