Fazliu dhe Shilegov: Pushteti lokal i angazhuar për integrim në BE

Procesi I integrimit në Bashkumin Europian kërkon angazhim dhe përgatitje edhe të pushtetit lokal.
Kjo u theksua në konferencën rajonale me temë “Partneriteti për decentralizim të përshpejtuar, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë”, ku ministri i pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, shprehu angazhimin e kësaj ministrie në rritjen e preteritit mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Marketing

“Përpjekja e shtetit për integrim sa më të shpejt në strukturat euroatlantike kërkon që edhe komunat, edhe pushtetit lokal të përgatitet sa më shumë për këtë integrim prandaj ne veprojmë që të rritet partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij lokalë. Ligji për pushtetin lokal është një ligj i cili po implementohet tanimë 17 vite në vendin tonë prandaj ne mendojmë dhe vlerësojmë së është momenti i duhur ku duhet të filloj të bëhet edhe analiza e implementimit të këtij ligji dhe të shihet se cilat kanë qenë dobësitë e ligjit dhe ku duhet të intervenohet”, tha Suhejl Fazliu, ministër i vetëqeverisjes lokale.

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se do të bëhet skanim I performancave të secilës komunë për të parë se sa komunat mund të jenë të vetë-qëndrueshme në qoftë se ndryshon sistemi i financimit.

“Esenca është që të mos ngutemi me zgjidhjet, prandaj i hapim këto procese për të parë se sa nga komunat ekzistuese në kuptimin territorial janë të vetë qëndrueshme. Sa mund të jenë të tilla nëse ndryshohet sistemi i financimit, pastaj do të bëjmë ndryshimet e nevojshme ligjore në pjesën e financimit dhe ndoshta nëse ka nevojë edhe në pjesën e ndarjes territoriale të komunave”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, të cilat janë edhe financuesit konferencës kanë vlerësuar se është e rëndësishme që komunat të ofrojnë shërbime cilësore, efikase dhe në kohë reale për qytetarët, por të jenë edhe financiarisht të vetë qëndrueshme.

Marketing