Në organizim të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, sot u mbajtë tryezë të rrumbullakët me temën “Sfidat dhe dilemat në sistemin e financimit të kompetencave të komunave – ridefinimi i mënyrës dhe vërtetimi i kritereve për bllok grante të dedikuara për komunat.”

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu tha se Qeveria me masat e ndërmarra, me vendosshmëri ngel në qëndrimin se komunat kanë nevojë për mbështetje urgjente financiare. Borxhet e trashëguara i ngulfasin ata duke e vënë në pyetje seriozisht funksionalitetin e tyre..

Janë të domosdoshme masat sistemore për të mos prodhuar borxhe të reja në të ardhmen. Masa e parë ishte miratimi i Ligjit për raportimin dhe evidentimin e detyrimeve të të gjithë shfrytëzuesve të fondeve publike, në bazë të cilave u bë parashikimi i qeverisë për borxhin e përgjithshëm. Masa e dytë jashtëzakonisht e rëndësishme është miratimi i projektligjit për mbështetje financiare të njësive të administrimit lokal dhe ndryshimet e Ligjit për financimin e njësive të vetë administrimit lokal, që tani është në procedurë parlamentare.

Përveç mbulimit të 50 për qind të borxhit, janë parashikuar edhe mekanizma mbrojtës. Komunat mund të planifikojnë të ardhurat e tyre deri në 10% më shumë se të ardhurat mesatare në 3 vitet e fundit. Praktika e planifikimit buxhetor joreal dhe ngarkesa me obligime pa mbulesë ka përfunduar.

Po ashtu, është parapa gjobë prej 1,000 deri në 5,000 euro për kryetarët e komunave nëse ndodh që ligji të mos zbatohet në mënyrën e parashikuar. Masa e tretë është sistemore. Si të vazhdojnë pa prodhuar borxhe, ose rishikimin e mënyrës së financimit të kompetencave komunale në arsim, kopshte, institucionet vendore në fushën e kulturës dhe mbrojtjes nga zjarri, theksoi ministri Fazliu.

Kryetari i BNJVL-së njëherit kryetar i Shkupit, Petre Shilegov theksoi se komunat që nga fillimi i procesit të decentralizimit, kompetencat i pranuan duke qenë të ngarkuar me borxhe të cilat tani janë dyfishuar.

Në gjitha fushat, veçanërisht në arsim vazhdimisht ka mungesë të mjeteve financiare pasi që në ndërkohë është rritur çmimi i derivateve dhe energjisë elektrike, ndërsa bllook dotacionet kanë ngelur të njëjta, transportuesit i kanë bartur nxënësit me çmime shumë më të larta se sa ato reale ndërsa pas çdo pensionimi në çerdhet e fëmijëve dhe në njësitë e zjarrfikësve vendet kanë ngelur boshe pasi që Ministria e financave nuk ka dhënë pëlqim për punësime të reja.

Tani, pjesa më e madhe e dotacioneve shfrytëzohet për rroga. Është koha për rishikimin e sistemit, të shihet se cilat komuna janë financiarisht të qëndrueshme e cilat jo, të bëhet kategorizim fiskal i komunave, ose ndoshta do të duhej që komunat rurale të fitojnë status ndryshe sa i përket kompetencave. Decentralizimi ka ngecur si proces dhe duhet të vazhdojë përmes mekanizmave adekuat për financim, veçanërisht përmes mjeteve shtesë nga tatimi personal dhe tatimi i vlerës së shtuar, theksoi Shilegov.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi përshëndeti iniciativën për rishikimin e bllok dotacioneve, por u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të jenë më të përgjegjshëm në planifikimin dhe realizimin e fondeve nga buxheti qendror. Ministri i Kulturës Asaf Ademi njoftoi vazhdimin e procesit të decentralizimit në fushën e kulturës, sipas Strategjisë së re.

Aktualisht, theksoi ai, në vend ka 113 institucione kulturore, nga të cilat 49 janë lokale. Sekretari shtetëror në Ministrinë e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska theksoi se problemi është se mjetet nga buxheti qendror drejtohen vetëm në komuna ku ka institucione, me çka të tjerët janë në disavantazhë. Ajo bëri thirrje për përgjegjësi të qarta në të dy nivelet e qeverisë, duke gjetur një model për të siguruar nivel adekuat të të ardhurave dhe përgjegjësisë financiare në punë.

Zëvendësministri Dejan Pavleski vuri në dukje se qeveria lokale është kategori e garantuar kushtetuese, ndërsa Karta Evropiane e vetëqeverisjes lokale me parimet e sajë këmbëngulë në vendim-marrjen në nivel sa më afër qytetarit, por edhe transferim i kompetencave dhe mjeteve për të kryer funksionet e veta.

Nevojitet sistemi funksional i pushtetit lokal në të cilin nuk mund të ketë transferimin e kompetencave dhe resurseve, pa llogaridhënie të duhur nga autoritetet lokale si dhe transferimin e funksioneve të reja të komunave, pa transferimin e duhur të mjeteve financiare dhe njerëzore.

Tryeza e rrumbullakët ku morën pjesë kryetarët e komunave, përfaqësues të ministrive dhe ekspertëve u prezantuan dhe diskutuan të dhënat e analizës së bërë në konsultim me ministritë përkatëse dhe komunat për financimin e kompetencave komunale në fushat e arsimit fillor dhe të mesëm, kopshtet e fëmijëve, kulturë dhe mbrojtje nga zjarri, të financuara me bllok grante nga buxheti qendror.