Me rebalansin e buxhetit parashihet edhe mbështetje financiare për komunat në vlerë prej 3,9 miliardë denarë, të cilat do të shfrytëzohen për pagesën e borxheve të papaguara, ka njoftuar ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

‘Ndarja e këtyre mjeteve do të realizohet me propozimin e një ligji i cili duhet të votohet në parlament dhe vendosjen e një mekanizmi për të parandaluar që në të ardhmen të hyjnë në borxhe të reja.

Mbështetja financiare e Komunave do të jetë e mundshme vetëm nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese në parlament, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje dhe në buxhetin e vitit 2019 nuk është planifikuar hapësirë fiskale për mbështetje të komunave për pagesën e borxheve’, thekson ministri Fazliu.