FC Saraj “shkëlqen” në Ligën për Fëmijë pranë FFM-së

Java që lamë pas për Shkollën e Futbollit “Saraj” ishte e ngjeshur me shumë aktivitete dhe ndeshje sportive.

Marketing

Futbollistët e rinj nga 6 ndeshjet e zhvilluara në grup-moshat e ndryshme arritën të shënojnë 5 fitore, ndërsa pësuan vetëm një humbje. Mirëpo krahas rezultateve dhe golave, ata dhuruan emocione të papara për publikun.

Krye trajneri i shkollës “Saraj”, Sherif Sherifi, për portalin Alsat, deklaroi se rezultatet dhe fitoret janë të mirëseardhura, por janë momentale. Sipas tij, më e rëndësishme është se gjatë ndeshjeve futbollistët dhuruan emocione për publikun dhe u shoqëruan me futbollistët e klubeve tjera.

“Java që sapo lamë pas ishte një javë e mbushur me aktivitete sportive. Në Ligën për Fëmijë pranë FFM-së, ne si klub garojmë me të gjitha grup-moshat. Kjo javë për ne solli shumë fat dhe shumë gëzim për fëmijët.

Nga 6 ndeshjet e zhvilluara, arritëm të shënojmë 5 fitore. Ky rezultat na bënë të ndihemi krenarë dhe na inkurajon që të vazhdojmë tutje me përkushtim edhe më të madh”, deklaroi trajneri Sherifi.

Gjenerata2004
FC VIKTORIA vs FC SARAJ 0:2

Gjenerata2006
FC SARAJ vs FC FORCA 2:0

Gjenerata2007
FC SARAJ vs FC SKUPI 9:1

Gjenerata2008
FC SARAJ vs ALBARSA 7:6

Gjenerata2010
FC SARAJ vs FC BUTEL 6:2