FC Saraj zuri vendin e dytë në turneun “Bajrami 2019”

FC Saraj me gjeneratën 2007 sot në kuadër të turneut tradicional “Bajrami 2019”, zuri vendin e dytë. Djelmoshat nga Saraji gjatë këtij turneu u përballën dhe njëherit mposhtën: Bashkimin nga Kumanova, me rezultat 1:0; FC Smillkovcin me rezultat 1:0; FC Yllin gjithashtu me rezultat 1:0 ndërsa Rininë nga Mateçi i Kumanovës e mposhtën me rezultat të thellë 5:2 dhe kështu arritën deri në finale.

Marketing

Në finale FC Saraj sërish u përball me FC Smillkovci, me ç’rastë ndeshja përfundoi baras (0:0) që më pas dy ekipet matën forcat në shënimin e penalltive. Kësaj radhe fati ishte në anën e kundërshtarit dhe kjo ishte humbja e parë në këtë turne për FC Saraj, por e mjaftueshme për tu radhitur në vendin e dytë të turneut.

Trajneri i gjeneratës 2007 pranë Shkollës së Futbollit Saraj, Shemsedin Jonuzi u shpreh i kënaqur me lojën që treguan në fushë lojtarët e tij edhe përkundër që temperaturat ishin shumë të larta, afro 35 gradë Celsius.

“Futbollistët tanë edhe njëherë treguan një lojë cilësore dhe shumë korrekte duke shënuar 5 fitore, por ndeshja e fundit, finalja, përfundoi pa gola dhe u deshtë që forcat t’i masim përmes penalltive. Kësaj radhe fati ishte në anën e kundërshtarit, u mposhtëm, por edhe vendi i dytë besoj se është sukses, nga shkaku se ndeshjet u zhvilluan në temperatura shumë të larta”, tha Shemsedin Jonuzi, trajner i FC Saraji.

Turneu “Bajrami 2019”, u organizua nga FC Fortuna 2009. Përveç ekipeve nga Maqedonia pjesëmarrëse ishin edhe disa ekipe nga Kosova.

Marketing