FC Shkupi lëshoi 2 gola epërsi ndaj Pjunikut

FC Shkupi u ndal në barazim 3-3 kundër Pjunikut në Armeni. Skuadra shkupjane nuk e nisi mirë ndeshjen pasi që u ndëshkua me penaltinë e reazlizuar nga Vardanian.

Marketing

Mirëpo në vazhdim FC Shkupi fillimisht barazoi shifrat me golin e Bajramit, para se Ileski të shënojë në fund të pjesës së parë.

Kapiteni Muharem Bajrami, sërisht nga gjuajtja e lirë ishte autor I golit, kësaj radhe të tretin për FC Shkupin në minutën e 60-të.

Mirëpo në vazhdim skuadra vendase arriti që të shënojë dy gola dhe të barazojë shifrat në 3-3 falë realizimeve të Zhestokovit dhe Mançuranijanit. Ndeshja e kthimit do të jetë më 18 korrik në Shkup, në stadiumin “Todor Proeski”.

Marketing