FC Shkupi në Çair sjellë një Kampion!

FC Shkupi vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës që e presin tani në korrik, teksa drejtuesit po punojnë rreth përforcimit të skuadrës, me qëllim që sa më të përgatitur ta presin aventurën e katërt me radhë europiane.
Emër i ri në rradhët e FC Shkupit është Bujar Shabani i Dritës së Gjilanit, i cili në edicionin 2019/2020 kishte dalë kampion me këtë skuadër.
Bëhet fjalë për një mesfushorë difenziv, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Feronikelin, Skenderbeun dhe Ferizajin.
Kujtojmë FC Shkupi deri më tani edhe zyrtarisht ka angazhuar Fisnik Zukën e Rabotniçkit, Blerton Shejin e Struga Trim Lum, Kire Markoskin e Akademia Pandev dhe Tome Kitanovski të Makedonija Gj.P.

Marketing
Marketing