FC Shkupi shkarkon trajnerin Bajrami

Muharem Bajrami nuk do të jetë më trajner i FC Shkupit, njofton gazeta KOHA.

Marketing

Pas humbjes nga Struga Trim Lum në fushë mysafire, kryesia e klubit nga Çairi ka vendosur që të ndahet me Bajramin, i cili udhëhoqi ekipin në shtatë xhirot e para si dhe në ndeshjet kualifikuese të Europa Ligë.

Gjatë ditëve në vazhdim do të mësohet edhe emri i ri që do të drejtoj ekipin e FC Shkupit, ndërkaq ndeshjen ndaj Borecit në xhiron e ardhshme ekipin pritet ta udhëheq Toni Meglenski, i cili deri më tani ushtronte detyren e ndihmëstrajnerit