Federata Botërore e Xhudos me statujë nga bronzi për Majlinda Kelmendin

Federata Botërore e Xhudos po planifikoj të ndërtojë një statujë nga bronzi për Kampionen tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Driton Kuka, i cili thekson se i gjithë projekti do të ndihmohet nga kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Postimi i plotë i Kukës:
“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike! Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë. Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti …”