Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar zyrtarisht me partnerin e saj Klark Gejford.

Marketing

Kryeministrja e Zelandës së Re u bë e “famshme” për ndryshimin e ligjit të armëve pas tragjedisë që ndodhi muaj më parë, ku të paktën 50 besimtarë myslimanë u vranë nga një atentat me armë zjarri.

Ndërsa tanimë ajo po përflitet për fejesën e saj me prezantuesin e famshëm televiziv. Çifti kishin vite që bashkëjetonin dhe kanë edhe një vajzë së bashku.

Një zëdhënës ka konfirmuar se ajo është fejuar me prezantuesin televiziv, Klark Gejford. Lajmi për fejesën e çiftit vjen ndërsa Ardern është parë në një ceremoni të premten, me një unazë diamanti në dorën e majtë të saj.

Zëdhënësi i saj konfirmoi se çifti ishte fejuar ditën e Pashkës.

Një vit më parë Ardern, u bë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Neve te Aroha. Gjatë një interviste në BBC në janarë të këtij viti, Ardern u pyet nëse ajo do t’i propozonte ndonjëherë partnerit të saj.

“Jo, unë nuk do t’ia kërkoj. Nuk dua ta nënshtroj atë ndaj dhimbjes dhe torturës përse nuk e bëri atë pyetje vetë”, tha ajo.

Marketing