I revoltuar se pse prokurorja Fatime Fetai po kërkon prabaurgim për të dhe të dënuarit tjerë të “Monstrës”, Fejzi Aziri ka deklaruar se nuk ka nevojë t’i parashtrohet një masë e tillë.

“Për paraburgimin tim ka vendosur “Luis Vuiton” kuferi. Dikur ka vendosur gjykatësja “swarovski”, kurse tash po kërkon sërish të më shpallet “Luis Vuiton” valixhja”, tha Aziri, transmeton TV21

Edhe Haki Aziri është shprehur kundër masës, pasi siç ka deklaurar, nuk ka në plan të ikë ngaq shteti dhe do të qëndrojë këtu siç ka qëndruar deri më tani.