Fëmijët e gjetur në automjetin në Lisiçe të Re, vendosen në familje kujdestare

Qendra ndërkomunale për punë sociale përkohësisht në familje kujdestare ka strehuar fëmijët të cilët mbrëmë u lanë të vetëm në automjet në Lisiçe të Re.

Marketing

Nga Qendra thonë se është në interes të fëmijëve për kujdes të sigurt dhe të fitojnë mbikëqyrjen e duhur.

“Ekipi profesional konsideron se për momentin interesi më i mirë për fëmijët është të vendosen në vend të sigurt ku do të kenë kujdesin e duhur dhe mbështetjen psikologjike. Kjo nënkupton strehim të përkohshëm në vend tjetër të sigurt, ndërsa lidhur me të drejtën prindërore do të duhet t’i kompletojmë dokumentet e nevojshme dhe të konsultohemi edhe në MPB dhe Prokurorinë publike të shohim se me cilat fakte dhe prova disponojmë, ka deklaruar për MEDIAL, drejtorja e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, Natasha Stanoeviq.

Ajo ka thënë se ekip profesional do të punojë edhe me prindërit e fëmijëve dhe ai do të duhet t’i vlerësojë kapacitetet prindërore. Ai vlerësim, bashkë me informatat do të jetë bazë sipas së cilës do të miratohet vendimi eventual për marrjen e të drejtës prindërore.

Dy fëmijë mbrëmë rreth orës 22:00 janë lënë vetëm në një automjet të parkuar në lagjen e Shkupit Lisiçe të Re. Policia, pas reagimit të qytetarëve, i ka nxjerrë nga automjeti dhe më pas i ka dërguar në Qendrën klinike në Shkup.

“Më 28 gusht, rreth orës 21:50, në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në hapësirën për parkim në bulevardin ‘Vidoe Smilevski Bato’ në automjet të parkuar “alfa” me targa të Shkupit ndodheshin dy fëmijë të cilët ishin të mbyllur. Nga ana e nëpunësve policorë është intervenuar menjëherë dhe fëmijët janë nxjerrë nga automjeti dhe me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’”, informojnë nga MPB.

Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit e policisë i kanë gjetur T.T. (44) dhe M.N.(35), prindër të fëmijëve. Për rastin policia e ka njoftuar prokurorin publik dhe po punohet në ndriçimin e rastit.

Marketing