Fenerbahce përmes një komunikate ka bërë të ditur se Vedat Muriqi i është bashkuar Kombëtares së Kosovës i lënduar.

Sulmuesi nga Prizreni ishte grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit, por është detyruar të largohej shkaku i lëndimit.

Fenerbahce ka thënë se Muriq i lënduar i është bashkuar Kosovës, pse ‘Dardanët’ kanë dashur të shohin situatën e tij.

“Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa arritur ende ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Lojtarët e përzgjedhur në ekipin kombëtar, edhe nëse janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu është procedura e UEFA-s”.

evn