Fërçkovski: Amendamentet e Besës, skandaloze

Kërkohet formulim teknik për shtetësi, që do të ishte e pranueshme edhe për BESËN. Pas kërcënimeve të tyre se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse në pjesën e shtetësisë nuk fshihet termi “maqedonas”, kryeministri sot deklaroi se, shqyrtohen mundësitë, identiteti të mbahet në shtetësinë për maqedonasit, por shqiptarët, turqit, serbët dhe të tjerët të mos ndihen të padrejtë.

Marketing

Në nenin 1 të Marrëveshjes së Prespës qëndron se shtetësia do të jetë maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për profesorin Lubomir Frçkovski, këto janë një prej përfitimeve kryesore të Marrëveshjes, e cila nuk ka shanse që mos të hidhet poshtë, nëse miratohet amendamentit të BESËS. Mohimi i termit “maqedonas” thotë, aspak nuk është punë naive, ashtu siç e prezantojnë. Është krejtësisht e gabueshme, thotë Frçkovski, edhe interpretimit i BESËS, ashtu siç i kanë gabim edhe amendamentet.

Frçkovski shprehet se debati për amendamentet nga aspekti legal nuk është kontestues. Ai thotë se debati është i mundshëm deri në momentin e fundit, deri para vet votimit, si dhe riformulimi i amendamenteve, nëse propozuesi pranon sugjerime.

Marketing