Ferdinand parashikon fituesin e Premierligës për edicionin tjetër, nuk është City, Liverpool ose United

9:00 | 5 Maj 2021

Marketing

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand mendon se Chelsea do ta fitojë Premierligën në edicionin tjetër.

Që kur Thomas Tuchel zëvendësoi Frank Lampardin në janar, “Blutë” kanë qenë në top formë, përcjellë lajmi.net.

Ferdinand mendon se Chelsea është favorit për ta fituar Premierligën edicionin tjetër, pavarësisht që ky sezon është dominuar nga Manchester City.

“A i keni parë statistikat e Chelseas? Janë skuadra ime favorite për të fituar ligën vitin tjetër”.

“Që kur erdhi Tuchel janë në maje në çdo kategori: pranimi i golave, shanset e krijuara”.

“Çfarë skuadre ka bërë aty meriton asgjë më shumë se duartrokitje”, deklaroi ai.

Sonte (e mërkurë), Chelsea do e pres Real Madridin në “Stamford Bridge”, në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve me ndeshjen e parë që u mbyll me rezultat 1 – 1./Lajmi.net/

Marketing