Ferizaj nderon njeriun e hiteve të pavdekshme, Veli Sahitin

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, sot ka pritur në zyrë këngëtarin e njohur Veli Sahitin.

Marketing

Veli Sahiti është ndër krijuesit e grupit “Trix” që ishte ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar të formuar në vitin 1974.

Ai gëzon një bagazh tejet të pasur muzikorë, madje hitet e shumta të tij vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Kryetari i Komunës së Ferizajit ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të bërë të ditur se sot ka pritur në zyrë legjendën e muzikës shqiptare, nga i cili ka marrë dhuratë librin me këngët e tij që lanë gjurmë të pashlyeshme në muzikën kombëtare.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ikona e muzikës ferizajase

Prita sot, të papërsëritshmin e muzikës, legjendën e më të bukurave melodi, Veli Sahitin, nga i cili mora dhuratë librin me këngët e tij që lanë gjurmë të pashlyeshme në muzikën kombëtare.

Faleminderit Maestro, legjendë e Ferizajt dhe gjithë Kosovës!