Fernandes do rinovojë kontratën nëse Pogba qëndron te United

14:22 | 22 Prill 2021

Marketing

Mesfushori ofensivë i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes do nënshkruajë rinovimin e kontratës nëse Paul Pogba gjithashtu mbetet në “Old Trafford”.

Fernandes iu bashkua Unitedit vitin e kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2024-25, por United thuhet se duan t’i ofrojnë rinovim me pagë të dyfishuar, përcjellë lajmi.net.

Ndërsa, kontrata e Pogbas skadon pas 18 muajve dhe nëse refuzon të nënshkruajë rinovimin, atëherë klubi anglez do ta shesë në verë.

Pogba kërkon 500 mijë euro në vijë për të qëndruar në Manchester dhe sipas The Sun, portugezi do rinovojë kontratën vetëm nëse francezi mbetet në skuadër.

Lidhja mes Fernandes dhe Pogbas është bërë mjaftë e mirë, me fituesin e Kupës së Botës që ka shënuar pesë gola dhe dhuruar shtatë asistime këtë edicion.

Kurse, Fernandes ka realizuar 24 gola dhe dhuruar 14 asistime këtë edicion, por United është 11 pikë prapa Cityt në Premierligë këtë edicion edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/