Fernandes shpallet lojtari i muajit në Premierligë

Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë.

Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë, ai kishte regjistruar paraqitje fantastike ku shënoi tre gola dhe bëri 4 asistime, transmeton lajmi.net.

Marketing

Tani vetëm pesë lojtarë në histori të Premierligës janë shpallur lojtari i muajit më shumë se Fernandes, por sigurisht me kohë më të gjatë qëndrimi.

Rooney dhe Van Persie kanë nga pesë çmime, Kane dhe Gerrard me nga gjashtë dhe në fund Kun Aguero i cili ka shtatë çmime dhe qëndron në vendin e parë.

Marketing