Fero dhe GRMV sjellin bashkëpunimin “Njëjtë”

Fero solli një tjetër këngë të re.

Reperi Fero e filloi vitin me shumë projekte të reja muzikore, të cilat po priten shumë mirë në publik.

Marketing

“Njëjtë”, titullohet kënga e re e këtij artisti, të cilën e solli në bashkëpunim me GRMV, të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdesën GRMV dhe Fero, mix/masterin e bëri M.O.B, ndërsa për anën vizuale u kujdes Gang Gang Films.

Kënga e re e Feros vjen pak ditë pasi konfirmoi se ka kurorëzuar me martesë dashurinë me modelen, Arbenita Ismajli.

Po ashtu, çifti i ri pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

https://www.instagram.com/p/CLcfm-_BNDE/?utm_source=ig_embed