Feronikeli përforcohet edhe me një futbollist

Feronikeli nga Drenasi, kampion i Kosovës, është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar kështu edhe më shumë repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për, Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit. “Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.

Marketing

“Mesfushori, Haxhi Neziraj, është i lindur më 16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 186 cm i gjatë. Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.

Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjatë vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtarit .Mesfushori ka gjithsej 4 paraqitje për kualifikimet e Champions League dhe dy të tjera për kualifikimet e Europa League. Në Superligën e Kosovës, ka gjithsej 27 paraqitje”, bëhet e ditur nga Feronikeli.

Skuadra e “Niklit” nesër në orën 17.00 do të zhvillojë ballafaqimin e parë në hapje të edicionit të ri në elitë, ku ndeshen me Drenicën nga Drenasi. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli pretendon fitore në hapje me kryetrajnerin e ri, malazezin Dejan Vukçeviçi, i cili ka ardhur në vend të Zekirija Ramadanit.

“Nikli’ – Drenica, është edhe derbi i skuadrave të Rajonit të Drenicës, ku pritet lojë me rivalitet të madh ani se vendasit janë favoritë.

Marketing