Ferri i flakëve në Australi, mbi 180 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme

Mbi 180 persona janë arrestuar në Australi për zjarrvënie të qëllimshme; vetëm në rajonin Shoalhaven, 29 prej zjarreve që kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke është dëshmuar se janë vendosur me vetëdije, ndërsa në disa raste të tjera ato janë shkaktuar padashje.

Marketing

Sipas ekspertëve, zjarrvënësit e qëllimshëm kanë qenë kryesisht të moshave nga 12 deri në 24 vjeç, ose burra të moshuar mbi të 60-tat. “ Ata janë shpesh fëmijë që nuk kanë shkuar në shkollë, ose të papunë. Ka ndodhur ndërkohë që një pjesë e tyre nuk kanë pasur për qëllim të shkaktojnë kaos apo dëme shumë të mëdha, “ thotë Janet Stanley, e Universitetit të Melburnit.

Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që kanë përfshirë këtë vend prej muajsh tashmë. Të paktën 25 njerëz kanë vdekur e miliona kafshë kanë ngordhur që kur ferri i flakëve filloi në muajin shtator. Sezoni i zjarreve njihet në Australi, por këtë radhë është mjaft më I ashpër, I ushqyer nga temperaturat rekord dhe thatësira e madhe. Reshjet e shiut që ranë të hënën ndihmuan në fashitjen e disa vatrave të zjarrit, por meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të kthehet sërish.

Marketing