Festa e datëlindjes kthehet në tragjedi, 5 anëtarë të një familjeje mbyten në liqen në Turqi

5 anëtarë të një familjeje në Turqi humbën jetën, pasi u mbytën në liqenin e Damit Derinöz në Amasya, ku ndodheshin për të festuar ditëlindjen e djalit 3-vjeçar.

Marketing

Levent Cenik së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur në ditën e ditëlindjes u futën në liqen ku dhe u mbytën,

Bashkë me ta u mbytën edhe tre anëtarë të tjerë të familjes, të cilët u futën në ujë për t’i shpëtuar. Gjyshja e fëmijëve 50 vjeçe, xhaxhai 19 vjeç dhe tezja e tyre 28-vjeçe. Ata nuk mundën të mbijetonin.

Kur ekipet e kërkim-shpëtimit në vend nxorën trupat e viktimave, doli që Levent dhe motra e tij Havvanur, ishin duke mbajtur shtrënguar duart e njëri-tjetrit.