Festa e Fitër Bajramit, NP Higjiena Komunale pastron objektet fetare

Një ditë para festës së Fitër Bajramit, ndëmarja publike Higjiena Komunale në bashkëpunim me Myfitinin e Shkupit pastruan hyrje-daljet dhe hapsirat e brendshme të objekteve fetare.

Marketing

Ky aksion është praktik që realizohet për çdo festë, por për shkak të pandemisë aksione të tilla janë bërë të domosdoshme.

“Ekipet tona këta ditë kanë kaluar thuajse në çdo objekt fetar, flas për xhamitë. Jemi përqendruar që edhe për shkak të pandemisë, objektet fetare ku frekuentojnë një pjesë e madhe e besimtarëve të jenë më të pastra dhe gjithë të ngrisim vetëdijen edhe tek qytetarët të japim mesazhin për mbajtje të higjienës aty ku veprojmë dhe aty ku frymojmë” – tha Drejtori i N.P Higjiena Komunale, Abdusamed Shabani.

Pastrimi i ambienteve të jashtme të xhamive bëhet për edhe për shkak të protokolleve në fuqi që rekomandojnë që për nevojën e kryerjeve të ritualeve të shfyrtëzohen hapsirat e jashtme, tha myftiu i Shkupit, Ismaili.

“Ju e dini që protokollet tona parashohin që të shfrytëzohen në maksium hapsirat të jashtme të xhamive dhe këshillat e xhamive janë munduar në maksium që të përkujdesen për përshtatje të ambientve të jashtme në veçanti në aspektin e pastërtisë dhe miërmbajtjes. Kësaj radhe në bashkëpunim të ngusht e pamë të arsyeshme që xhamitë të dezinfektohen, pastrohen dhe të përgatiten për atë ditë ku mendojmë se do të ketë një numër më të madh të besimtarëve që do të frekuentojnë xhamitë” – u shpreh Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Në prag të festsës, pos objekteve fetare, aksioni i Higjenës Komunale për pastrim po zbatohet edhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Marketing