Festa e pavarësisë përkeqëson situatën në SHBA, rekord të infektuarish

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 49 mijë raste me koronavirus në ditën e fundit, duke regjistruar kështu një tjetër rekord dhe që e con bilancin e të infektuarvë në 2.8 milionë të infektuar.

Marketing

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, 271 pacientë humbën jetën, ndërsa autoritetet u shprehën të shqetësuar pasi në 32 shtete është raportuar rritje e shifrave ditore për shkak të rihapjes së shpejtë të ekonomisë.

Situata më problematike paraqitet në Florida dhe Kaliforni, shtete që raportuan mbi 10 mijë raste, ndërsa sistemi shëndetësor i druhet një emergjence tjetër.

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ka ndikuar tej mase në përkeqësimin e situatës, pasi është një ditë ku tradicionalisht familjarët dhe miqtë mblidhen bashkë për të celebruar në parqe e plazhe.

Marketing