Festat e fundvitit ka rritur çmimet e prodhimeve nëpër tregje. Qytetarët ankohen se në prag të çdo feste çmimet shënojnë rritje të theksuar, ndërsa shitësit ankohen. Thonë se çmimet janë të njëjta, por blerja shënon ulje të madhe dhe qytetarët edhe përkundër festave nuk mbushin qeset si dikur.

Jo nuk ka lëvizje të njerëzve aspak. Shikoni tregun a është periudha e festave nuk ka asgjë, çmimet janë shumë të larta ndërsa standardi i qytetarëve është shumë i ulët dhe ne nuk mundemi më të durojmë si shitës sepse tregu është tmerr. Populli nuk ka para varfëri e madhe.”

Asgjë nuk është si ka qenë, nuk ka punë. Çmimet janë të njëjta ashtu siç kanë qenë para 3 viteve dhe duket sikur koha ka ndalur por blerës nuk ka.”

Jo është e njëjtë çmimet janë të njëjta. Ka shumë pak lëvizje të njerëzve sepse ka policë në çdo anë dhe nuk ka asgjë këtu. Qytetarët më shumë blejnë pemë, si mandarina etj”.

Pak ka lëvizje ndoshta 20 për qind më shumq se që kanë qenë më parë, por 10 për qind më pak shitje se vitin e kaluar. Më shumë shitet portokall dhe mandarina.”

Ndryshe nga shitësit, qytetarët thonë se çmimet e prodhimeve nëpër tregje janë rritur.

Ndoshta janë rritur çmimet pak si çdo herë që i rriten. Zakonisht është shprehje ajo që para vitit të ri para dy tre ditë i rrisin pak çmimet.”

Jemi të përgatitur sigurisht. Për standardet tona është shtrenjte, rrogat janë të vogla duhet të rriten rrogat.”

Shumica e qytetarëve të anketuar thanë për Alsat se Vitin e Ri do ta presin në shtëpitë e tyre.

evn