Festim Halili: Me rikonstruimin e pjesës hekurudhore Manastir – Kremenicë, krijojmë alternativë të dytë të lidhjes hekurudhore me Greqinë

Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore, Hektudhat e Maqeonisë së Veriut vazhdon aktivitetet për ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrkturës hekurudhore.

Marketing

Drejtori i kësaj ndërmarrje Festim Halili informon se në rrjedhë të sipër janë aktivitetet për rokonstruim dhe modernizim të pjesës së hekurudhës Manastir – Kremenicë.

Sipas Halilt deri tani janë rikonstruar 17 kilometra të trasës hekuridhore në këtë drejtim e cila do të mundësojë alternativë të dytë të lidhjes hekurudhore me Greqinë.

Halili mes tjerash në profilin e ti në Facebook ka shkruar:

“Në ecuri janë aktivitetet ndërtimore për rekonstruim dhe modernizim të pjesës së hekurudhës Manastir – Kremenicë. Janë rekonstruar 17 km ⚒ të trasës hekurudhore dhe premisave të tjera, me çka është mundësuar ndërlidhja përmes trasës hekurudhore deri te zona industriale në Zhaben, si dhe alternativë e dytë e lidhjes me Greqinë”, ka shkruar Halili.

https://www.facebook.com/festimh/posts/10159124685546833

 

Marketing