Festim Halili merr detyrën drejtor i N.P “Radiodifuzioni Nacional”

Një kuadër i cili ngado që ka lëvizur ka lënë gjurmë për të mirë duke avancuar kështu programin e punës e njëkohësisht edhe statusin e shqiptarëve në institucionet që ka drejtuar. Festim Halili ka pak ditë që ka marrë në dorë drejtimin e NP Radiodifuzioni Nacional duke lëvizur kështu nga NP Hekurudhat – Infrastruktura. Krahas angazhimit për 12 vite me rradhë në sektorin publik dhe privat në fushën e teknologjive të informacionit si dhe komunikimet elektronike, ai në këtë ndërmarje pritet që të realizojë agjendën digjitale europiane në vend.

Marketing

Po kush është drejtori i ri i NP Radiodifuzioni Nacional, njihuni me angazhimet profesionale të tij:

• Nga viti 2008-2010 ka qenë konsultant dhe zhvillues i protokoleve te telekomunimimit në kompaninë gjermane për telekomunikacion Inacon GmBH me seli në Karlsruhe të Gjermanisë, ku ka punuar në projekte të mëdha si: ëireshark help protocol dhe enciklopedinë e komunikimeve elektronike. Në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar dhe me kompaninë amerikane Scopic Software duke programuar në QT.
• Në vitin 2009 filloi me punë në qendrën e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Tetovës, ku menaxhonte me rrjetin kompjuterik te kampusit universitar, bazën e të dhënave për proceset e ndryshme, si dhe mirëmbajtjen e harduerit. Paralelisht, mbante dhe ushtrimet si asistent në lëndë të ndryshme në katedrën e informatikës.
• Në vitin 2014, emërohet shef i Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte, pranë rektoratit të universitetit, ku për herë të parë arriti të fitoj projekt evropian nga IPA-CBC fondet evropiane në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Njëherit, menaxhoi dhe projekte të Google, konferencën shkencore të IEEE për komunikime elektronike, HCFC, Projekt ShBA-Maqedoni e Veriut në fushën e mjekësis, si dhe shumë projekte të tjera.
• Në Prill të vitit 2016, merr detyrën e Zv. Kryeministrit në qeverinë e R. Së Maqedonisë ku udhëhoqi dhe me komisionin për sistem politik. Gjatë kësaj periudhe ndihmoi në themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zgjerimin e Universitetit të Tetovës me dy fakultete të reja, atë Pedagogjik dhe të Bujqësisë, si dhe punësimin e 130 profesorëve dhe stafit akademik në Universitet të Tetovës. Njëherit, ndikoi në rritjen e Përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Polici, Shëndetësi, Postë dhe shumë institucione të tjera. Ishte vendimarrëse dhe reduktimi drastik i ndotjes së ambientit në Tetovë dhe më gjerë, me iniciativën për mbylljen e Jugokromit, për shkak mos vendosjes së filtrave. Për shumë projekte kapitale u rrit buxheti si: Teatri i Tetovës dhe Shkupit, Sheshi Skenderbej, Muzeu i Alfabetit, Sistemi i ujitjes Raven – Reçicë etj.
• Në tetor të 2019 merr drejtimin e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku realizoi projekte të ndryshme në infrastrukturë dhe zgjërim të kapaciteteve të digjitalizimit.
• Në nëntor të 2020 jep dorëheqje tek hekurudhat, për të drejtuar një ndërrmarje tjetër publike, siç është Radiodifuzioni Nacional, me qëllim të realizimit të Agjendës digjitale Evropiane në Maqedoninë e Veriut, të përpiluar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian.

Marketing