Festimi në grup i Vitit të Ri, vepër penale!

Policia do të përforcoj kontrollet gjatë muajit përderisa janë në fuqi masat e reja anti-kovid. Nga MPB thonë se atje ku do të ketë informacione apo denoncime që janë tubuar grupe shoqërore në vikend shtëpizat e dhëna me qira do të bëhet inspektim, duke u proceduar kallëzimet përkatëse. Por, shkelja e privatësisë i ndalon të futen brenda shtëpive pa vendim të gjykatës, andaj ndalimet nuk do të vazhdojnë për shënimin e festave të fund vitit brenda ambienteve familjare. Ministri Brendshëm Oliver Spasovski tha se shkelje është grupimi në hapësirat e brendshme private, ashtu siç është vepër penale grupimi i njerëzve në hapësira të jashtme publike.

Marketing

Po, unë lexova të dhëna se kemi të shqiptuar mbi 250 kallëzime penale në këtë periudhë të 100 ditëve për mos zbatimin e masës. Në buletinet e policisë mund të shihni pothuajse çdo ditë se sa grupe të tilla janë shpërbërë, sa restorante janë mbyllur, kemi shpërndarë edhe festat familjare, dasma e celebrime të tilla në periudhën që lamë pas. Kështu që këto shkelje janë proceduar në prokurorinë publike dhe punohet për ecurinë e mëtejmë të rasteve”-tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Përderisa shefi i rendit publik bën thirrje për të festuar në ambiente shtëpiake, kreu i shëndetësisë nuk arrin t’i nxjerr nga shtëpia disa kategori të punëtorëve që janë me sëmundje kronike. Ministri Filipçe pas përurimit të barakave modulare në Shtip, deklaroi se një pjesë e rregullores për pushimet mjekësore është ndryshuar në Fond, por mjeku specialist vendos se kush do të rri në shtëpi.

Kur një herë jepet një lloj diagnoze për sëmundje kronike ajo rregullohet me terapi dhe metodë përkatëse duke kthyer njerëzit në jetën normale, të cilët mund ti kryejnë aktivitetet e përditshme si në punë ashtu edhe jetën e tyre. Megjithatë ajo diagnozë mbetet! Dhe ky grup i pacientëve patjetër duhet të ndahet nga grupi tjetër i pacientëve, të cilët me të vërtetë kanë probleme me sëmundjet kronike dhe janë bartës të shifrës së njëjtë të diagnostikimit”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Se masat e buta restriktive që fillojnë nga nesër do të jenë të mjaftueshme të frenojnë përhapjen e virusit, dëshmon edhe raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik. Në periudhën 7-13 dhjetor është ulur për 14,6% numri i të diagnostifikuarve me CoVid-19 krahas javës paraprake. Prej mbi 15,800 testeve të bëra për këto 7 ditë, 1/3 e tyre dolën pozitiv që 41% e incidencës u regjistrua në Shkup. Gjatë javës së dytë të dhjetorit ndërruan jetë 174 pacientë, shifër e cila shënoi ulje për 5,4% për dallim nga java e parë. Ndërkaq, numri i të shëruarve është rritur vetëm për 0,2%, thonë nga ISHP.

Marketing