Festivali i 58-të i këngës në RTSH,juria përzgjedh 20 këngëtarët pjesëmarrës

Festivali i 58-të i këngës në RTSH, tashmë ka marrë formë të plotë. Juria e Festivalit, e drejtuar nga muzikanti i njohur Zhani Ciko, ka përcaktuar dje pjesëmarrësit e këtij eventi mbarëkombëtar, një nga sfidat më të mëdha për çdo këngëtar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Komisioni ka bërë një punë skrupuloze në përzgjedhjen e këngëve dhe këngëtarëve. Në listën e këngëtarëve bien në sy emra të njohur, të vjetër dhe të rinj, të cilët me krijimet e tyre pritet të pasurojnë fonditn e RTSH dhe të ngrenë më lartë këngën shqiptare. Mes tyre do të jetë edhe fituesi i cili do të përballojë edhe sfidën e Eurovizion-it i cili zhvillohet në Rotterdam, Hollandë, në maj 2020.
Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë do të ketë për regjisore Vera Grabockën, si dhe drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun. /web.rtsh

Lista e konkurrentëve

1. Albërie Hadërgjonaj
2. Aldo Bardhi
3. Arilena Ara
4. Bojken Lako
5. Devis Xherahu
6. Eli Fara & Stresi
7. Elvana Gjata
8. Era Rusi
9. Gena
10. Genc Tukiqi
11. Kanita Suma
12. Kamela Islamaj
13. Kastro Zizo
14. Olta Boka
15. Renis Gjoka
16. Robert Berisha
17. Sara Bajraktari
18. Tiri Gjoci
19. Valon Shehu
20. Wendi Mancaku

evn