Festivali i Filmit ballkanik në Pogradec/ Në garë 78 prodhime nga 10 vende të rajonit

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka nisur edicionin e tij të 9 në qytetin e Pogradecit.78 filma në zhanre të ndryshme do të jenë pjesë e këtij edicioni ndërsa vijnë nga 10 vende të Ballkanit. Organizatorët tregojnë se ky edicion mes te tjerash do te sjelle edhe një çmim qe mban emrin e gazetarit dhe bashkëthemeluesit të festivalit Fatos Baxhaku.

Eduard Makri i QKK flet për rëndësinë e festivalit si një organizim që bën bashkë vendet e Ballkanit edhe pse do të duhet të ritet më tepër ndërsa regjisori i filmit “Kthimi”, Kastriot Abdyli duke folur rreth filmit thotë se festivali është një pikëtakim i rëndësishëm.

Festivali do të vazhdojë deri mbrëmjen e së shtunës ku juria e përzgjedhur do të vlerësojë me çmime filmat më të mirë.

evn