Nga e hëna dhe deri të Shtunën, në Tetovë do të mbahet edicioni i shtatë i festivalit të filmit “TIFF ODA”. Për këtë vit, sipas organizatorëve, festivali i filmit ODA sjellë filmat e regjizorëve me famë botërore.

Një pjesë tejet e rëndësishme e këtij festivalit do jenë edhe uork shopet, nga të cilët, studentët dhe profesionistët e interesuar, do mund të mësojnë për fotografinë, filmin e shkurtër dhe filmin e animuar, nga Joan Zhonga, Afrim Spahiu, Iris Elezi dhe Filip Bergson, një profesionist gazetar i kritikës së filmit. Në festivalin e sivjetëm, ka pasur gjithsej 3253 filma që kanë aplikuar nga 183 shtete të botës, nga të cilat, janë përzgjedhur 84. Ata do të shfaqen në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.

Ky mund është realizuar diku për një periudhë një vjeçare që t`iu ofrojmë juve një festë më shumë në qytetin tonë, festën e filmit. Andaj ejani dhe ndiqeni. Programi është shumë i begatë, i përfaqëson krejt grupmoshat duke filluar nga fëmijët deri tek të rriturit, andaj jeni të ftuar të gjithë ta ndiqni këtë program dhe besojmë se nuk do t’u zhgënjejmë sepse kemi bë një punë shumë madhështore- deklaroi Prof. Sabedin Selmani, koordinator.

evn