Festivali i preshit, bujqit kërkojnë qendra për blerje

Mungesa e qendrave për blerje të preshit është një nga kërkesat e bujqve nga fshati Gradashorci dhe rrethina e tij, i njohur për prodhimin e kësaj bime që prodhohet gjatë tërë vitit. Në festivalin e 11-të të preshit u mblodhën bujqit dhe tregtarët të cilët apeluan që të tregohet më shumë kujdes për blerjen e tij.

Marketing

“Duhet të përmirësohet prodhimtaria e preshit, por edhe çmimi. Këtë vit, është më i ulët se vitin e kaluar, por është mirë. Këtë vit është rreth 150 denarë kilogrami”, tha prodhuesi i preshit.

Preshi është produkt tipik për kuzhinën lokale. Amviset të cilat në këtë festival i treguan shkathtësitë e tyre kuzhinore, folën për vlerën ushqyese të kësaj bime.

“E përdorim një apo dy herë në javë. E fërgojmë, gatuajmë, bëjmë mafina, petë me presh dhe specialitete të tjera, për shkak se preshi është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm”, u shpreh një Amvise.

Prioriteti i komunës është që të tërhiqen sa më shumë investitorë për qendra blerëse, ndërsa qëllimi është që ky prodhim të përdoret gjatë tërë vitit dhe të rriten hapësirat për prodhimin e preshit me qëllim që të rritet edhe konkurrenca.

“Tashmë 11 vjet përmes këtij manifestimi e promovojmë këtë produkt të shëndetshëm dhe ne si vetëqeverisje lokale do të përkrahim dhe stimulojmë hapjen e qendrave blerëse dhe kapaciteteve për përpunim, me qëllim që tu ndihmojmë prodhuesve në plasmanin e preshit”, tha Marjan Janev, Kryetar i komunës Vasilevo.

Preshi prejardhjen e ka nga vendet mesdhetare ndërsa për shkak të vlerave ushqyese dhe shëruese, kjo bimë është përdorur edhe nga egjiptianët, grekët dhe romët e lashtë.

Marketing