Festivali i Sanremos, kënga e Ermal Metës renditet si më e pëlqyera

“Un milione di cose da dirti” është kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021, teksa është përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

Marketing

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, -shkruan Vanity Fair Italia.

Kthimi i tij në Sanremo, tre vjet pas fitores me Fabrizio Moro dhe në vendin e pestë në Eurovision fillon pikërisht me këtë këngë dashurie shumë intime të kompozuar nga Ermal Meta tre vjet më parë.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Metes në Festivalin e Snremos, teksa kënga deri tani është renditur e para pas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para.