Festivali Ndërkombëtar “FolkFest”, mision i suksesshëm

Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “FolkFest” – Shkup me paraqitjet e shkëlqyeshme të shoqërive kulturore – artistike nga vendi ynë, Shqipëria, Kosova, Ukraina, Romania dhe Bullgaria dhuroi spektakël të vërtetë artistik dhe prezantoi një pjesë shumë të çmuar të kulturës e traditës së çdo shteti pjesëmarrës.

Marketing

Në Sheshin Skenderbeu përmbyllëm festivalin duke festuar triumfin e vlerave artistike dhe krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit me shoqëritë kulturore artistike të vendeve tjera.

Shpreh mirënjohjen time personale organizatorëve Vebi Amza, Metush Axhami dhe Ridvan Xhaferi, si dhe të gjitha shoqërive kulturore artistike që po kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit tonë. Komuna e Çairit gjithmonë në përkrahje të zhvillimit kulturor dhe inkluzionit shoqëror.

Organizatorët e festivalit Vebi Amza, Metush Axhami dhe Ridvan Xhaferi kanë falënderuar pjesëmarrësit duke e vlerësuar Festivalin si mision të suksesshëm.

“Të premten i dhamë fund festivalit të parë ndërkombëtarë FOLK FEST 2019. I tërë qëllimi i këtij festivali ishte të tregojmë përpikshmëri dhe profesionalizëm në organizimin e festivaleve me vlera kulturore, gjë e cila u mirëprit dhe u përshëndet nga emra te shquar të cilët i përkasin kulturës. Falënderojmë grupet nga Bullgaria, Turqia, Ukraina, Romania, Kosova si dhe grupet nga vendi që na nderuan me prezencën e tyre dhe mjeshtërinë artistike që shfaqën.
Misioni ynë u krye me sukses”, thuhet në falënderimin e organizatorëve të festivalit.

Marketing