Feston Lazimi, Shkëndija e gjithë Tetova…

Lajmin se skuadra shqiptare “ Shkëndija” sot shënoi fitore ndaj skuadrës rumune “ Botosanit “ na e bëri me dije filantropi i njohur Lazim Destani, i cili nuk e fshehi gëzimin e madh për këtë rast e ngjarje , duke më shkruar : urime , fitoi Shkëndija !

Marketing

Ju kujtojmë , se Biznesmeni dhe humanisti i madh Lazim Destani , është pronar dhe drejtues i skuadrës futbollistike tashmë të shumë suksesshme “Shkëndija”Gëzim të madh për fitoren ndjehen të gjithë tifozët kuqezinj, të cilët e manifestuan edhe me festë në qytetin e Tetovës , tek mund ti shihni në këto pamje.

Vlen të përmendet, se Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, kualifikohet në rrethin tjetër të Europa League në futboll. Tetovarët shënuan fitore me rezultat 1:0 në konak të Botosanit.

Besart Ibraimi është mjeshtër i golit. Ai në minutën e 2-të, nga një pozitë e vështirë shënon gol fantastik dhe për kualifikimin e madh të kuqezinjve.

Skuadra rumune me gjithë angazhimin nuk ka arritur që të barazojë rezultatin, që të shkojnë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Nga minuta e 67-të, Shkëndija mbetet me një futbollist, kur Armend Alimi u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Shkëndija ka bërë mrekulli dhe synon që të arrijnë në fazën e grupeve të Europa League.

https://www.facebook.com/watch/?v=1218552338515357&t=12

Marketing