Festuan në nderim të luftës, UEFA pritet të ndëshkojë Turqinë

Turqia fitoi me një gol në fund të ndeshjes ndaj Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme në Stamboll. Goli i Cenk Tosun ishte vendimtar për të ardhmen kualifikuese të vendasve, aqsa futbollistët në fushë nuk u përmbajtën në festime.

I gjithë stafi u drejtua për te tifozët duke festuar me nderim ushtarak. E gjitha kjo për të treguar mbështetje ndaj ushtarëve të tyre, për luftën e hapur vetëm pak ditë më parë ndaj kurdëve në Siri. Ky festim që manifeston hapur mbështetje ndaj një konflikti, pritet të bëhet çështje diskutimi në organin më të lartë të qeverisë së futbollit europian. Duke ditur se UEFA nuk lejon shfaqje të tilla që nxisin urrejtje mes popujve, pritet një dënim shembullor për Turqinë.

evn