Fetahu: Kujdesi në pandemi, vlerë e shtuar në Ramazan (Video)

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai njëkohësisht ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.Përkujton se mbrojtja e shëndetit, në një gjendje të jashtëzakonshme siç është pandemia, ëhstë vlerë e veçantë për besimtarët në këtë muaj të shenjtë.

Marketing

“Edhe ky Ramazan po na gjen në gjendje të jashtëzakonshme shkaku i Pandemisë COVID-19, prandaj kujdesi i nivelit të lartë dhe disiplina precize e jona për të respektuar të gjitha rekomandimet me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje, do të jetë një vlerë e jona në këtë muaj të shenjtë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm për tejkalimin e kësaj gjendjeje, andaj, le të jetë ky muaj një inspirim i gjallë për ngritjen e vetëdijes sonë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë shëndetësore. Besimtarë e besimtare të nderuara! Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, organeve dhe institucioneve të saja, si dhe në emrin tim t’ju shprehi urime të përzemërta, duke iu lutur All-llahut Fuqiplotë që t’ju jep shëndet e vullnet të plotë, iman të paluhatshëm, vetëdije të lartë, ibadete të nduarnduarta dhe agjërim të lehtë e të pranuar. Ju qoftë me hajr muaji i bekuar i Ramazanit dhe Zoti ju bekoftë!”, tha Shaqir Fetahu, krzetar i BFI-së.

https://www.facebook.com/bfinmk/videos/459142931968862