Fevziu kapet keq me deputetin e PD: Mos më bëj mua si polic

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan moderatori Bledi Fevziu ka debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike Flamur Nokën.

Gjatë një diskutimi me tone të larta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit në postim e ministrit të Brendshëm nga presidenti Ilir Meta, Fevziu iu drejtua deputetit me fjalët “Mos më fol si polic mua”.

“Mos më fol si polic mua ti. Mos bëj debat me mua kot. Po prit o burrë”,- ka thënë Fevziu dhe më pas ia ka kaluar fjalën Ulsi Manjës.