FFM-ja, 3 milion euro për fitore në Tbilisi

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut gjendet një hap larg kualifikimit historik në Kampionatin Evropian të vitit 2021. Sonte në Tbilisi përballet me Gjeorgjinë. Dy kombëtaret përballen me mungesa, por për Maqedoninë e Veriut mungesa e Enis Bardhit dhe Ristevski paraqet hendikep të madh. Informacionet e fundit nga Tbilisi flasin se Arijan Ademi do të jetë I gatshëm për këtë ndeshje historike.

Marketing

Edhe pse UEFA lejon që në stadiumet të ketë tifozë, por vetëm 30% të kapacitetit, megjithatë sonte ndeshja në “Dinamo Arena” do të zhvillohet pa tifozë.

Në Gjeorgji në fuqi është ora policore nga ora 21.00, respektivisht në terminin e njëjtë kur fillon ndeshja sipas kohës lokale.

Nëse fiton Gjeorgjia, nuk do të ketë festë nëpër rrugët e Tbilisit. Në Maqedoninë e Veriut, situata do të jetë ndryshe nëse futbollistët tanë shënojnë fitoren historike.

Nëse Maqedonia e Veriut shënon fitore, në Kampionatin Evropian do të gjendet në Grupin C, me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Sipas njoftimeve nga FFM me fitore eventuale do të ketë shpërblime për stafin dhe futbollistët në një shumë prej 3 milion Euro. /