FFM ndërpret sezonin 2019/20 në Ligën e Parë

Federata e Futbollit të Maqedonisë, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, me rekomandim të Komisionit për Gara dhe duke marrë në konsideratë situatën epidemiologjike në Maqedoni, ka vendosur që të ndërpresë sezonin 2019/20 dhe garat në Kupën e Maqedonisë.

Marketing

Në kumtesën zyrtare të Shtëpisë së Futbollit thuhet se në këtë vendim ka ndikuar situata me testet pozitive te skuadrat e Renovës dhe Shkëndijës, si dhe pamundësia e zhvillimit të stërvitjeve në kushtet e kufizimit të lëvizjes në Maqedoni.

Vendimi është përcjellur deri te UEFA, me arsyetim se gjendja aktuale dhe shëndetësore në vendin tonë, nuk është në mundësi të përcaktohet korniza kohore për vazhdimin e kampionatit, me situatën e re të krijuar, e cila nuk garanton vazhdimin e Ligës së Parë që të ketë rrjedhje të rregullt. Andaj në këto kushte nuk shpallet skadra kampione, ndërsa pas lincencimit për garat evropiane, do të përcaktohen skuadrat që do të luajnë në garat evropiane.