FG i BDI-së dega Çair: Dënojm ashpër secilën tentativë për të sulmuar dhe denigruar një femër

Të nderuar,

Marketing

Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çair-it, dënon ashpër secilën tentativë për të sulmuar dhe denigruar një femër, e çfarëdo lloji të përkatësisë: politike, fetare apo etniteti. Ndjejmë neveri për çdo akt i cili ka për qëllim të përdoret emri i një femre për paragjykime dhe me indinjatë të thellë po e përcjellim situatën dhe sulmet e ashpra të cilat po bëhen në drejtim të një femre, nëne, motre, mikeshe, kolege, intelektuale dhe politikane shqiptare.
Individë nga qarqe të dyshimta me ngulm po mundohen që të diskreditojnë aktivisten tonë Shkodrane Dardhishta pikërisht një grua e cila në moshë shumë të vogël iu përkushtua idealeve kombëtare.
Shkodrane Dardhishta ka disa vite që është Drejtoreshë në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’ dhe atë e ka menaxhuar fort mirë. Ajo ka edhe vlera të tjera si grua, nënë, politikane njëkohësisht është edhe ish-karatiste, që ka mbrojtur ngjyrat e po kësaj Maqedonie, udhëheqëse e karate klubit ‘Keiks’ nga Shkupi, shkrimtare. Një intelektuale si ajo e cila me mund ka arritur që të fitojë titullin doktor i shkencave të Ekonomisë, experte ligjore për çështje të ekonomisë, anëtare e kryesisë së Forumit te gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim-dega Çair, si dhe bashkëpunëtore e jashtme në Universitetin ECPD.
Duke e mbështetur moralisht dhe politikisht aktivisten tonë, e ftojmë atë që të mos luhatet nga këto sulme dhe veprime të papërgjegjshme dhe shantazhuese por të vazhdojë si edhe deri më tani të jetë zëri i një politike parimore qytetëruese. I kuptojmë ambiciet e njerëzve, i kuptojmë edhe politikat joparimore të oponentëve tanë, por asesi nuk mund ta kuptojmë dhe nuk e pranojmë një praktikë të tillë sepse pasojat mund të shndërrohen në problem më të madh shoqëror.

Me respekt, Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çairit.

Marketing