FH: Demokracia 14 vjet në rënie, Maqedonia e Veriut përmirësohet me 4 vende

Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

Marketing

Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike. Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira. 25 nga 41 demokracitë e konsoliduara pësuan rënie, vitin e kaluar. Ballkani Perëndimor sjell një tablo të përzier.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World. Për Kosovën përmirësimi me dy pikë (duke e çuar numrin e pikëve në 56 nga 54 vitin e kaluar) është kryesisht falë zgjedhjeve ku fitoi Vetëvendosja dhe LDK-ja pas saj. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje prej katër pikësh nga 59 në 63, falë zgjedhjeve presidenciale, përmirësimit të gjendjes së medias, dhe përmirësimit të situatës së sigurisë. Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

Marketing