Fier, aksident rrugor, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person. Në aksin rrugor Fier-Levan, një automjet ka përplasur një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as dinamika e ngjarjes. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur motivet.

Marketing
Marketing