Fier/ Qëlloi me armë nga makina, policia vihet në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Topojë të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe të shtënat mësohet se kanë ardhur nga një automjet.

Marketing

Një person brenda automjetit ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.