Fiksimet e çuditshme dhe fobia më e madhe, Almeda Abazi zbulon gjithçka nuk kemi ditur për të

Almeda Abazi është në pritje të  vogëlushes së saj, Alinës, e cila mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Këtë kohë që nuk po merret me asnjë aktivitet, Almeda ka vendosur t’ja dedikojë kanalit në “Youtube” dhe të tregojë një tjetër anë të saj.

Së fundmi, përmes një videoje ajo ka treguar disa detaje nga jeta e saj, që ne nuk i kemi ditur më parë. Ajo ka zbuluar për të gjithë fiksimet e saj të çuditshme, fobitë dhe gjërat që i pëlqen të bëjë.

Modelja dhe aktorja e njohur ka treguar se edhe pse duket si një vajzë shumë serioze para publikut, në realitet është shumë gazmore. Almeda ka treguar se sidomos pas orës 12 edhe nëse nuk ka pirë, bën shumë shaka dhe qesh. Gjithashtu ajo ka zbuluar se ka një zakon, që të gjithë njerëzit i ngjajnë me të tjerë.

Marketing

“Për shembull jemi duke parë film me Tolgën dhe unë filloj personazhet të më duken si xhaxhai, halla, miqtë e mi ose me ndonjë person të famshëm. Ndërsa Tolga më thotë: Mjaft, shiko filmin. Por unë nuk e përmbaj dot veten”, është shprehur Abazi.

Ajo ka treguar se ka një fiksim shumë të çuditshëm që të kontrollojë të gjithë shtëpinë para se të flejë gjumë.

“Jam e fiksuar pas kontrollit. Përpara se të shtrihem për të fjetur duhet të kontrolloj të gjithë shtëpinë, se mos nuk kam hequr ndonjë prizë, a janë të gjitha dritat fikur, a kam mbyllur dyert. Kemi shtëpi katër katëshe dhe është pak e vështirë, por nuk mund të fle po nuk kontrollova”, ka zbuluar ajo, teksa ka shtuar se Tolgahan ka lënë disa herë çajin në zjarr dhe për këtë arsye është bërë kaq e fiksuar.

Ajo ka zbuluar se është kalustrofobike dhe kësisoj ka shumë frikë nga hapësirat e mbyllura e vendet e ngushta.