Filantropi Lazim Destani dhe përfaqësuesit e kompanisë “Ecolog International”, vizituan UEJL-në

Filantropi Lazim Destani dhe përfaqësuesit e kompanisë “Ecolog International”, sot realizuan një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Marketing

Ai u takua me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të cilin e uroi për detyrën e re për të udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm të arsimit sipëror. Në këtë takim u shqyrtuan mundësitë dhe format e thellimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u theksua fakti se UEJL-ja është institucion që bashkëpunimin me komunitetin e biznesit e ka qëllim strategjik të zhvillimit të tij. Në këtë drejtim, UEJL dhe kompania “Ecolog International”, kanë shumë fusha, ku mund të japin kontribut në dobi të studentëve dhe komunitetit në përgjithësi.

Marketing