Filipçe: 26 pacientë të infektuar me virusin korona, 17 në Shkup, 9 në Dibër

Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotne edhe njëherë konfirmoi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë k arritur në 26. Prej tyre 17 janë në Shkup, ndërsa 9 në Dibër.

Marketing

“Deri në ora 12:00 numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi është stabile, nuk ka ndryshime nga dita e djeshme. Stabile është edhe gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje. Kemi të regjistruar gjithsejtë 26 pacientë, sot janë testuar 10 pacientë, pozitive kanë rezultuar 3 pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Shkupi. Një çift bashkëshortor që kanë qëndruar jashtë vendit. Pacienti i parë është në Klinikën për sëmundje ngjitëse, ndërsa dy pacientët e tjerë janë në kurim shtëpiak dhe gjatë ditës do të vendosen në klinikën për sëmundje infektive”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Filipçe rekomandon: Rrini në shtëpi, mos dilni nga shtëpia, me përjashtim kur e keni të domosdoshme.

“Kjo nuk është mahi, duhet të jemi të përgjegjshëm, situata është serioze”, tha Filipçe.

Marketing