Filipçe: Aktualisht po testohen 30 persona të tjerë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi edhe këtë pasdite gjendjen aktuale nga koronavirusi. Filipçe tha se numri i përgjithshme i te prekurve me koronavirus është 35. Për 4 personat e sotëm që kanë rezultuar pozitiv kanë pasur kontakte më herët me të diagnostikuarit që ndodhen tashmë të shtruar në spitale. Ndërsa aktualisht po testohen edhe 30 persona të tjerë.

Marketing

“Mbrëmë vonë janë bërë 4 teste që kanë rezultuar pozitiv, të gjithë kanë pasur kontakte me personat e diagnostikuar më herët. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin po bëhen analiza për 30 persona”- tha Filipçe.

Ministri Filipçe shtoi se Sistemi Shëndetësorë në vend ka rezerva të mjaftueshme të gjakut.

Marketing